Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj takon Pendarovskin: Bashkëpunim të vazhdueshëm për anëtarësinë BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të dielën ka takuar presidentin Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin kanë diskutuar për raportet ndërmjet dy vendeve.

Begaj ka shkruar në Twitter se synimi i dy shteteve për anëtarësim në BE kërkon bashkëpunim të domosdoshëm.

“Si fqinjë të mirë dhe aleatë të NATO-s, bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve tona është i domosdoshëm për arritjen e synimit tonë të përbashkët për anëtarësimin në BE”, ka shkruar Begaj./teve1.info/

Tags: