Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, duke uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, ka thënë se shpreson që ky hap të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.
Begaj ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovës është diçka e merituar edhe pse e vonuar.
“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Begaj.