Tradita e fyellit në familjen e tij duket se është një trashëgimi që kalon brez pas brezi. Behar Neli, mjeshtri i instrumentit të fyellit këtë pasion e ka të trashëguar nga babai i tij Ymer Neli.
Behar Neli ka rrëfyer në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, se i mungon shumë babai i tij, i cili u nda nga jeta pak javë më parë.
Ai ka rrëfyer se ai dhe babai ishin të pandashëm kudo.
Behari tha se ai vendosi të marrë pjesë në koncertin e Juljanës, pasi është amanet i babit, të tij, i cili edhe ditët e fundit të jetës e kishte mendjen te koncerti.
“Ishim bashkë në skenë, bashkë në Pazar. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë. E ndiej shumë mungesën e tij. Ymer Neli është një figurë që nuk përsëritet më. Jo vetëm për nivelin artistik, ka qenë njeri shumë pasionant. Kishte vullnet, ishte korrekt, njeri shumë energjik. Edhe në momentin e fundit e kishte mendjen te koncerti. Kjo ishte dhe arsyeja që vendosa të marr pjesë edhe te koncerti i Juljanës, për ta çuar amanetin e tij deri në fund. Ai nuk arriti më, por jeta kështu është”, tha Behar Neli.
/Vizionplus.tv/