Pjesëtari i njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, Fatlum Xheladini, reagoi pas diskutimeve të bërë nga krerët institucionalë për pagat e tyre. Megjithatë, ai më vonë në ‘Facebook’.
Xheladini largoi postimin katër orë pasi që e shpërndau atë, teksa u bë edhe ‘Popular Now’ në rrjetin social ‘Facebook’.
Ai në atë postim tha se po kërkojnë pagë dinjitoze, teksa ka thënë se sa herë që shkon në veri e mendon se mund të mos kthehet gjallë.
“Kohën e fundit saherë që hy në FB shoh postime, kritika e diskutime vetëm për Policinë. Dikush vlerson që shtesat janë të ulëta e dikush mendon që s’meritojmë më shumë.
Pagat “2200€” janë paga të djersës e punës, nuk janë të zyrës. Definitivisht ne si polic jemi lodhë tu e pa veten në qendër të vëmendjes. Krejt çka ne po kërkojmë është një pagë dinjitoze, e meritore.
Sa herë që këmba ime shkelë në pjesën Veriore të Republikës tonë, unë e mendoj që mund të kthehem edhe i vdekur, jo pse dua t’viktimizohem , po se ka me dhjetëra raste kur jem rreziku me jetë. Është e pa logjikshme me u përmend paga (edhe pse jo pagë, se kto janë veç shtesa momentale për punën jasht t’gjitha normave), kur unë personalisht ka kohë që nuk kum qëndru n’shpi mbi 20 orë. Llogaritni si të doni ju, veç një e di, që barazimi nuk do t’iu del asniherë si e mendoni. Shnet”, deklaroi ai në postimin e larguar nga profili privat.