Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Behgjet Pacolli: Familja është e shenjtë dhe duhet mbrojtur

 

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër ndaj politikave që, sipas tij, synojnë të dobësojnë familjen si themel të shoqërisë shqiptare. Në një postim në Facebook, ai thekson se familja ka qenë gjithmonë burimi i forcës dhe qëndrueshmërisë për shqiptarët dhe se çdo përpjekje për ta minuar atë është një kërcënim ekzistencial, shkruan “Kosovarja”.

Pacolli kritikon ato që i quan “propaganda të rrezikshme” të nxitura nga “kultura e ekstremit të majtë”, duke shtuar se fëmijët duhet të besojnë tek prindërit dhe jo tek politikanët.

“Familja duhet të ruhet e shëndoshë. Ai që nuk e respekton shenjtërinë e familjes, nuk duhet të ketë as votën dhe as besimin e qytetarëve”, thekson ai.

Sipas tij, ka një strategji të qartë për të shkatërruar familjen dhe identitetin kombëtar, duke e konsideruar këtë si një çështje ekzistenciale dhe jo thjesht politike. Ai bën thirrje për mbrojtjen e këtyre vlerave, duke paralajmëruar se çdo sulm ndaj familjes është një sulm ndaj vetë qenies dhe kombit shqiptar.