Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale në rastin e Klan Kosovës.
Ai e ka vlerësuar si lajm të mirë vendimin e sotëm.
Pacolli është shprehur I lumtur që gjykatat në Kosovë, sipas tij, edhe pse me vështirësi, po arrijnë të ruajnë neutralitetin e tyre, si shpresa e vetme për bizneset në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot,një lajm i mirë!
Gjykata Komerciale mori vendim për një masë të përkohshme që efektivisht pamundëson mbylljen e Klan Kosovës.
Jam i lumtur që gjykatat në Kosovë, edhe pse me vështirësi, po arrijnë të ruajnë neutralitetin e tyre si shpresa e vetme për bizneset në Kosovë.