Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Behrami: Ambasadori gjerman më shumë flen në shtëpi të Albinit se në shtëpi të vetën

 
   

Në “Pressing” të T7, të enjten, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Artan Behrami, analist, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është në “agjendë gjermane” dhe jo në atë amerikane.

Madje ai ka ironizuar duke thënë se ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde më shumë “flen në shtëpinë e Albin Kurtit sesa të vetën”.

“Unë kam thënë se Albini është në agjendë të plotë të gjermanëve, ai lidhje me Amerikë nuk ka. Çdo koordinim e bën me gjermanët. Ambasadori gjerman në Kosovë më shumë flenë në shtëpi të Albinit sesa shpi të vet. Në të njëjtën lagje banojnë”, ka thënë Behrami.