Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Bëjnë fotografi me Edi Ramën dhe Baton Haxhiun”, Bytyçi reagon ashpër ndaj ftesës së LDK-së – ka këtë mesazh

 
   

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka ftuar si mik nderi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

E për këtë ftesë të LDK-së ka reaguar ashpër profesori Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se prezenca e Ramës në veprimtaritë e LDK-së, madje me logon e Fondacionit “Ibrahim Rugova”, shërben si pykë në ndarjen politike në Kosovë!

“Fara e përçarjes është në Tiranë! Sponsori është në Beograd! Aktorët e përçarjes gjenden edhe në Prishtinë! Janë ata që bëjnë fotografi me Edi Ramën dhe këshilltarin e tij Baton Haxhiu”, shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës Lidhja Demokratike e Kosovës paska ftuar si mik nderi Edi Ramën! Dhe ne bëjmë gjithë këtë debat, pse LDK dhe AAK janë në vijën e parë të luftës kundër qeverisë dhe institucioneve të Kosovës!

Fara e përçarjes është në Tiranë! Sponsori është në Beograd! Aktorët e përçarjes gjenden edhe në Prishtinë! Janë ata që bëjnë fotografi me Edi Ramën dhe këshilltarin e tij Baton Haxhiu.

Vetë prezenca e kryeministrit të Shqipërisë në veprimtaritë e LDK-së, madje me logon e Fondacionit “Ibrahim Rugova”, shërben si pykë në ndarjen politike në Kosovë!

Ndërkaq Edi Rama është politikani që e ka fyer Ibrahim Rugovën në emër të Rexhep Qoses, më shumë se çdo politikan në Shqipëri e ndoshta në botë! Nuk thonë kot “Kaja nanën, se të thërrasin babë”!