Bekim Bejta, ligjërues në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e profesorit të gjuhës angleze.
Bejta përmes një letre ka bërë me dije se ai po e lë UP-në.
“Unë, Bekim Bejta, Profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinë Domethënë, unë po e braktis (lë, lëshoj) këtë vend pune”, thuhet në letrën e Bejtës.
Gazeta Insajderi ekskluzivisht ka raportuar për të bëmat e Bjetës brenda Universitetit.
Para gazetares së Insajderit studentët janë shprehur se ai ka qenë edhe ngacmues seksual. Ata kanë përmendur se profesori “problematik” ka qenë disa herë i paraqitur para Këshillit të Etikës.
Studentët vazhdimisht kanë kërkuar largimin e tyre, ani pse UP veçse e kishte suspenduar.