Deputetit i Kuvendit i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bekim Haxhiu, ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Vesli për festen e Kurban Bajramit.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot bashkë me vëllezër, miq e bashkëluftëtarë vizituam familjet e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veseli, me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke ju uruar shëndet dhe bashkim sa më parë me më të dashurit e tyre të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë!