Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Belerit i merret mandati i kryetarit të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin për mandatin e Fredi Belerit si kryetar i bashksië së Himarës, duke e shpallur të pavlefshëm, për shkak se ka konsumuar dhe është dënuar për një vepër penale.

Gjatë argumentimit të vendimit, kreu i KQZ , Ilirian Celibashi u shpreh se Belerit i hiqet mandati pasi është dënuar me formë të prerë për një vepër që ligji parashikon që nuk mund të kandidojë, edhe pse ky i fundit është dënuar pasi ishte futur në garë dhe kishte fituar.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Celibashi thotë se nuk do të kishte kuptim ligji i dekriminalizmit nëse nuk i hiqej mandati vetëm sepse ai ishte dënuar pasi ishte shpallur fitues i garës për bashkinë.

“Kur kandidon kjo është e qartë që kompetenca e KQAZ është e qartë, diskutimi ngelet nëse një persona ka marrë këtë funksion gjatë ushtrimit të detyrës, kryen një vepër penale dhe merr një masë dënimi.

Kemi një kryetar të zgjedhur që nuk është në detyrë për ato arsye që janë bërë publike dhe pse me KQZ është shpallur fitues.

Nëse ndalojmë dikë të kandidojë dhe i themi vazhdo qëndro në detyrë edhe pse ke kryer një nga ato vepra për të cilat ligji të ndalon të kanidosh, nuk ka kuptim ligji i dekriminalizimit. Duhet ta pranoj se kaq qartë dhe literale në ligj nuk është e shkruar, por në kuptim dhe interpretimit të qëllimit të atij ligji mendoj se kjo është shumë e qartë.

Nuk jam në pozitën për të komentuar sesi kemi ardhur në këtë situatë, por kjo është situata, që ai ka një vendim të formës së prerë.

Jemi në kushtet e humbjes së mandati të zotit Fredis Dhionisis Beleri, e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 30 ditëve. Ky vendim do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ”, tha ai./topchannel