Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Bën dashuri me memec ti?”- Habit Spartak Ngjela, tregon si është për të një grua e bukur: Po të jetë s*ksi dhe erotike, unë…

“Bën dashuri me memec ti?”- Habit Spartak Ngjela, tregon si është për të një grua e bukur: Po të jetë s*ksi dhe erotike, unë…Avokati Spartak Ngjela, i ka çuditur të gjithë me deklaratën në lidhje me perceptimin e tij mbi bukurinë e vajzave dhe grave.

I ftuar në rubrikën “Trotuar” të e “Diell”, teksa diskutohej mes të ftuarve se “A kanë frikë burrat nga femrat e bukura”, Ngjela është shprehur se sipas tij “nëse femra do të ishte e bukur, ai do të binte në dashuri”.

Avokati ka theksuar se kryesorja për të është mënyra e të shprehurit të vajzës, teksa thotë se “intelekti pa fjalën nuk vlen”.

Mënyra e të shprehurit të femrës, sipas Ngjelës, është ajo që bën për vete ose largon një mashkull.

Erjola Doçi: Zoti Ngjela, ju shpesh keni tronditur medien me deklaratat tuaja për përdhunimet. Po ju, a tronditeni nga femrat e zgjuara aq sa trondisni publikun me deklaratat tuaja të forta.

Ngjela: Po të jetë e bukur, bie në dashuri.

Dea Vieri: Më vjen shumë keq që ai e kufizon vajzën vetëm në këto linja.

Ngjela: A më pytetët mua tani, unë po jap timen. Mundet edhe të jem i gabuar, por po të jetë e bukur dhe seksi, pra erotike, unë bie në dashuri. Por dashuria varet nga potenca e brendshme që ka burri dhe duhet ta ketë mobilitet permanent.

Dashuri, dashuri, dashuri, sa herë të kapi, por kryesorja është mënyra e të shprehurit të saj. Intelekti pa fjalën nuk vlen. Isha njëherë në një leksion dhe më thotë një femër, jepi zgjidhje kësaj, ku qëndron thelbi. Ta them unë i thash, ‘bën dashuri me memec ti?’, ‘Jo’ më tha. Atëherë mbaron historia. Fjala është kryesorja.