Gjatë një kontrolli policor në qytetin Oberëil të Zvicrës.
Policia bëri një gjetje të pazakontë gjatë kontrollit policor në një lagje në Oberëil pranë Zug, shkruan 20 minuten, transmeton lajmi.net.
Gjatë kontrollit të një automjeti të dyshimtë mbrëmjen e së enjtes, policët e policisë së Zugut kanë hasur në një piton tigër 2.5 metra të gjatë dhe një sasi të vogël lënde narkotike.
Janë kontrolluar katër personat që udhëtonin në makinë.
Bëhet fjalë për një kosovar 27-vjeçar, një kosovar 31-vjeçar, një francez 18-vjeçar dhe një zviceran 20-vjeçar.
Gjarpri i gjetur është një piton tigër rreth 2.5 metra i gjatë dhe peshon rreth 15 kilogramë, shkruan policia në një njoftim për mediat.
Zvarraniku është ekzaminuar nga eksperti i gjarpërinjve në ambientet e policisë së Zugut dhe është “ruajtur” i sigurt.
Sipas ekzaminimeve të para, gjarpri ishte në gjendje të mirë shëndetësore. /Lajmi.net/