Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Bëni kujdes!” Meri Gjini paralajmëron këtë shenjë: Jeni më të brishtë emocionalisht

Gaforrja është një ndër shenjat që do të ndikohen më shumë nga eklipsi dhe Hëna e plotë. Astrologia Meri Gjini ka dhënë këshillat e saj për këtë shenjë, e cila nuk duhet të marrë vendime të nxituara.

“Hëna është planeti juaj drejtues kështu që ndikon në humorin tuaj dhe në mënyrën se si ndiheni emocionalisht, sidomos kur është Hënë e plotë, ndikimi është shumë më i madh dhe jeni më të brishtë sa i përket pjesës së emocionit. Ka një shije të çuditshme, por vetëm gjatë orëve të para të paradites. Më pas do të futeni në një ritëm shumë më të përshpejtuar. Me këtë Hënë të plotë në eklips, do të ishte mirë, nëse keni për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me punën dhe shtëpinë, të mendoheni pak më shumë se zakonisht, pra të mos nxitoheni në vendimmarrje, as sot, as nesër. Nëse merren të maturuara mund të shkojnë shumë mirë, nëse merren të nxituara, do të duhet shumë kohë për t’u korrigjuar dhe rregulluar. Mund t’i shtyni vendimet nga e mërkura dhe në vazhdimësi, nëse shtyhen, nëse nuk shtyhen mjafton të jeni të maturuar. Venusi te Peshqit dhe Jupiteri te Demat, janë të dyja hyrjet shumë pozitive dhe produktive për Gaforret. E mërkura dhe e enjtja rezultojnë dy ditë shumë të mira për çështje që i përkasin profesionit sidomos ata që kanë çështje të rëndësishme në punë, në karrierë. Janë dy ditë që do të rezultojnë që lehtësisht mund të ndihen shumë të suksesshëm dhe të gjenden në qendër të vëmendjes për t’u vlerësuar me atë çka prodhojnë apo bëjnë”, tha Meri Gjini në studion e “7pa5” në Vizion Plus.