Policia ka njoftuar se dje në Fushë Kosovë janë identifikuar para false, kur përveç monedhave metalike, ka gjetur edhe kartëmonedha prej 5 euro false.
Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Parat e dyshuara janë konfiskuar.
“Fushë Kosovë, 13.01-07.02.2024. Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.