Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Beogradi gjobit aktivisten qytetare me 100 mijë dinarë për hedhje të vezëve në muralin e kriminelit, Ratko Mlladiq

 
   

Një gjykatë serbe ka gjobitur aktivisten qytetare Aida Çoroviq me 100,000 dinarë (897 dollarë).

Kjo siç raportohet për hedhjen e vezëve gjatë 2021-ës, në muralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq i punuar në murin e një ndërtese banimi në Beograd.

“Nëse do të mund ta ktheja kohën pas, do ta bëja përsëri nga e para”, tha aktivistja e paqes nga Serbia, Aida Çoroviq për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Gjykatës, Çoroviq shkeli ligjin sepse ajo “hodhi vezë drejt një pallati banimi; dhe ofendoi punonjësit e policisë”.

Gjykata e OKB-së në Hagë e dënoi ish-shefin ushtarak serb të Bosnjës me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Murali i autorëve ende të panjohur që e glorifikonin kriminelin Mlladiq, qëndroi për një vit e gjysmë në një ndërtesë në qendër të Beogradit.

Aktivistët qytetarë serbë e hoqën atë në muajin maj.