Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hajdar Beqa, thotë se PDK nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike.
Beqa tha se koalicioni i vetëm i PDK-së do të jetë ai me qytetarët e vendit.
“Ne secilit koalicion dhe secilës parti që merr pjesë në zgjedhje i urojmë suksese, kurse PDK do të bëjë koalicion me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe nuk besoj që do të ketë jo me këta, po as me asnjë subjekt tjetër koalicion parazgjedhor”, deklaroi ai.
Ai bëri të ditur se partia e tij nuk ka diskuar asnjëherë për koalicione parazgjedhore.
“Nuk ka mundësi me pasë ‘PAN’ të dytë, megjithatë unë tash e them mendimin tim si deputet dhe mendimin e gjithë kolegëve të mi. Por, në politikë mundet me pas vendime nga organe të ndryshe të partisë. PDK nuk ka diskutuar asnjëherë që të ketë koalicione parazgjedhore me asnjë subjekt politik. Nuk e ka as në agjendë politike”, shtoi.