Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bëri ‘trimin’ duke rrëmbyer 13 emigrantë në Evros të Greqisë, lihet në burg biznesmeni shqiptar

Tre personat që u përfshinë në rrëmbimin e 13 emigrantëve në Evros të Greqisë me një rimorkio, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Një prej tyre është Astrit Tota nga Kukësi, i cili publikoi videon në rrjetet sociale dhe tregoi se mban peng emigrantët, që sipas tij ishin përgjegjës për zjarret masive që përfshirnë Greqinë.

Pas rrëfimit të tre të pandehurve, prokurori dhe hetuesi nuk u pajtuan nëse duhet të caktohen masat e paraburgimit apo jo dhe për pasojë janë dërguar në arrest shtëpiak.

Zgjidhja u dha nga Këshilli Penal i Aleksandoupolit, i cili mbajti një mbledhje mëngjesin e sotëm dhe vendosi që për tre të pandehurit të caktohet masa me paraburgim.

Në videon e publikuar Astrit Tota bën komente racistë duke bërë thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në pyjet greke të ardhur nga Turqia që duan të shkojnë drejt Greqisë perëndimore.

“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin. Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”, thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.