Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Bëri xhiron e rrjetit me historinë e saj, rrëfehet Blerta: Historia ime e pazakontë e dashurisë

Blerta Rexhvelaj rrëfen në emisionin “Vizioni i Pasdites” historinë e saj të bukur të dashurisë. Siç ajo rrëfen që në fëmijëri ëndërronte për një burrë shqiptar edhe pse që në moshën 4-vjeçare është larguar nga atdheu.

“Nga Shqipëria jam larguar 4 vjecce, kam lindur në Shkodër në ’98-ën dhe në 2022 kemi ikur në Kanada. Çdo verë shkojmë në Shqipëri se kam shumë të afërm, xhaxhallarët dhe gjyshërit. Dëshira ime ka qenë gjithmonë të kisha partner shqiptar, sepse kemi të njëjtat tradita”, tha ajo.

Ajo tregon se ishte dashuri me shikim të parë dhe gjithĻka ndodhi një natë vere në qytetin bregdetar të Sarandës.

“Kur jam njohur me Visin, i kishte të gjitha që kërkoja, ishte edhe shqiptar dhe ishte akoma më mirë për mua. Nuk kam besuar në dashuri me shikim të parë, por kur kam parë Visin e kam besuar. Historia jonë është shumë e bukur, sepse ndodhi papritur dhe kam bërë një plan në minutë të fundit me një shoqe për të ikur në Shqipër. Ajo nuk është shqiptare dhe kishte qejf të bënte një tur në Europë, kemi ikur në Shqipëri, Greqi edhe ishte veç një natë që kemi ikur në Sarandë dhe në këtë natë ishte ditëlindja e Visit. Jemi takuar në një bar dhe kemi nisur të flasim me tekste, në atë momente nuk kemi besuar se do flasim sepse ai ishte në Angli e unë në Kanada”, tha ajo.

Fillimisht, ajo thekson se mendonte që komunikimi nuk do zgjaste për shkak të distancën, por dashuria triumfoi përtej çdo barriere.

“Ishte çun i bukur, në momentin e parë që e kam parë i kam thënë shoqes uau, është djalë shqiptar”, tha ajo. “Si fillim ishte më shumë si shoqëri vecc kemi ndenjur bashkë, unë isha me shoqen ai me kushërinjtë, vetëm për të bërë qejf. Më dha numrin, ikëm për të ndenjur në hotel me shoqen dhe nuk kam menduar se do vazhdonte”, nënvizoi ajo duke shtuar se që nga ai moment nuk i humbën më kurrë kontaktet.

Blerta tanimë është nënë edhe e një djali, si fryt i historisë së saj të pazakontë të dashurisë./vizionplus.tv/