Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha ka akuzuar Drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha për emërime dhe punësime me urdhër të Qeverisë së Kosovës, duke cekur konkretisht ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Berisha ka theksuar se emërimet e reja në pozitat udhëheqëse janë kryer kryesisht me persona të lidhur ngushtë me pushtetin dhe me prejardhje nga një qyteti i ministres Sveçla.
“Ka pasur ndryshime të mëdha në pozitat udhëheqëse kryesisht janë emëruar persona të afërm me shefin Besim Berisha dhe persona me prejardhje nga Podujeva nga ku e ka prejardhjen ministri i Brendshëm Sveçla, zinxhiri është ndryshuar komplet nga Berisha sipas dyshimeve shefat e rinj nga Podujeva lidhen me njeriun e Sveçlen shefi i njësisë në Deçan, Besim Berisha nga Podujeva, më herët kishte qenë i larguar nga kjo njësi tash është parë e arsyeshme të kthehet dhe të bëhet udhëheqës i kësaj njësie”, ka deklaruar Berisha në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.
Ndërkaq, nënkryetari i komisionit i ka shprehur shqetësimin për këto akuza të bëra ndaj drejtorit të Policisë, duke thënë se ndihet keq përballë tij.