Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha akuzon Ramën: Ka qasje të gabuar për dialogun Kosovë-Serbi

 
   

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, në një intervistë për “RTK Prime”, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen e tij në dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se Rama ka bërë gabim me deklarimet e fundit për Asociacionin. Berisha ka folur edhe për raportet e tij me liderët e Kosovës dhe krerët e UÇK-së.

Pse kreu i PD-së, Sali Berisha, e quan kryeministrin Edi Rama si lider global të 1 Prillit. Ai e akuzoi kryeministrin shqiptar, se po bën pazare me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq ndërsa drafti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk është drafti i Ramës.

“Absolutisht ai deklaroi se është drafti i tij, po ai e deklarojë me porosi që ti jap mundësi Vuqiçit që ai ta kundërshtoj. Ai thotë është drafti i Tiranës, dhe unë nuk e pranoj, për të lehtësuar pozitën, sepse përhirë të vërtetës në takimin e fundit, siç pohoi vet Vuqiç,  Kurti doli i fituar, por përkohësisht sepse Albin Kurti pranoi ato materiale që ja ofruan udhëheqja e lartë politike evropiane, ai tha unë këtë po e pranoj mos ma ndryshoni më, jam dakord dhe po shkoje në Kosovë”, thotë Berisha.

Ai madje thotë se draftin e Ramës, e kundërshtuan edhe Kurti edhe Vuçëiq, sapo e panë. “Tani Rama thotë se Kurtit i është dorëzua drafti im në Bruksel, e tani këto janë trillime të një lideri të një prillit”, deklaroi Berisha.