Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti për qasjen në veri të vendit.
Ai ka thënë se Kurti po luan me kartën e patriotizmit në veri vetëm për çështje të votave.
Në profilin e tij në “Facebook”. Berisha ka shkruar se me këto veprime Kurti po e rrezon partneritetin e Kosoëvs me aleatët perëndimorë.
“Si një narcist që është, Albini po luan me kartën e patriotizmit në veri të vendit, ku me mjeshtëri po manipulon për një grushtë votash me analfabetët dhe trushpërlarët si dhe me ata të cilëve ju ka ndaluar ora në vitin 1999 nëpër “baushtella” të perendimit, duke rrezikuar partneritetin me aleatët që na ndihmuan të jemi këtu ku jemi sot si Kosovë. I rrethuar nga pakurrizor dhe me neojugosllavë e mbetje titiste, ai po sillet sikurse Kosova të është çiflig i sjellur nga Vlladimiri prej Zaimit, ndërsa në anën tjetër si qiragji që është në këtë vend nuk sillet me përgjegjësi për ata që i manipuloj qytetarët me 14 shkurt 2021. Koha për me dalën nga hipnoza e atyre që u prekën nga “Sindromi Stokholmit” po afrohet”, ka shkruar Berisha.