Policia e Kosovës, pas përfundimit të aksionit në Banjskë pas sulmit që ndodhi atje nga një grup terroristësh arrit të konfiskoj arsenal armësh.
Kurse, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla deklaroi se gjithë ai armatim kap vlerën e rreth 5 milionë eurove.
E, deputeti Bekë Berisha thotë se armatimi ka ardhë nga Serbia, duke shtuar se vlera e tij nuk e kap atë shifër.
“Nga erdhi, erdhi nga Serbia. Tash entuziazmi i ministrit Sveçla se me kthy atë armatim se sa kushton edhe nuk e di se sa kushton ai, mirëpo kushton shumë më lirë sepse nëse ka dal prej depove të ushtrisë së Serbisë dhe e implikon direkt ushtrinë dhe institucionet e sigurisë pastaj nuk ka rëndësi sepse u marr pa pare, por qëllimi ka qenë dhe këtu involvohet ushtria në aktivitete terroriste në Kosovë”, ka deklaruar ai.