Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha: Edi Rama dhe urdhër që për Kosovën të mos diskutohet në Kuvend

 
   

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kreut të qeverisë, Edi Rama, ku sipas tij ai nuk pranon të diskutojë në Kuvend situatën e rëndë të krijuar në Kosovë pas sulmit të armatosur të grupeve serbe.

Sipas Berishës, rezoluta e paraqitur me mocion për Kosovën është hequr nga rendi i ditës për t’u diskutuar në Kuvend me urdhër të Edi Ramës.

“Rezoluta e paraqitur me mocion për Kosovën, të cilën me urdhër të Edi Ramës e kanë hequr nga rendi i ditës, sepse i diskredituar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, ai nuk ka pranon të ketë një diskutim të hapur për situatën jashtëzakonisht shqetësuese në Kosovë, të krijuar nga Beogradi dhe padyshim Rusia”, është shprehur Berisha.

Berisha u pyet nga gazetarët edhe mbi arrestimin e Milan Radoiçiqit ku theksoi se “ka shumë mundësi që presion i madh ndërkombëtar të ketë detyruar Aleksandar Vuçiq të arrestojë terroristin që ai dërgoi në Banjksë me të gjitha mjetet e ushtrisë për të filluar atë që vetë Vuçiq e quajti, rebelim kundër terrorit imagjinar të Albin Kurtit ndaj komunitetit serb. Ky arrestim është një hap, por ai duhet të sillet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”.