Pas mbledhjes së Kryesisë, ish-kryeministri në një prononcim për gazetarët është shprehur se beteja e tyre do të vazhdojë me çdo formë, duke paralajmëruar ture dhe protesta.
“Ju e dini që para 1 jave deputetët nisën betejën pa kthim kundër këtij regjimi. Në këtë kontekst, kjo betejë nuk kishte të bënte me zhvillimet e mëvonshëm, ndërsa këto të fundit nuk ishin të paparashikuara. Rama, kur pa deputetët të qëndrojë në atë që ai i shkelmon, mendoi se duke kryer një akt proces politik, fund e krye në turpin e tij, do të ishte një dekurajim për betejën. Konstatoj se është e kundërta dhe beteja do të vazhdojë.
Kjo është një betejë kundër diktaturës. Opozita shqiptare ndodhet para, defacto, asgjësimit të saj nëse do të vazhdonte siç erdhi.
Do të zhvillojmë ture dhe protesta, çdo formë. Sepse këtu ka një gjë. Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër përveç asaj që kontrollon”, tha Berisha.