Seanca e Kuvendit është zhvilluar ‘nën pushtin’ e tymit të bardhë, pasi radhën për t’u përjashtuar nga Kuvendi e kishte deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi. Ky i fundit ndezi dy tymuese të cilat mbuluan me një re të madhe sallën e Kuvendit.
Në fotot e realizuara nga LSA, shikohet se tymi ka bërë që t’i lotojnë sytë edhe vetë Sali Berishës. Ky i fundit është ndalur në disa çaste për të fshirë me shami sytë, të cilët duhet se i janë acaruar nga tymi.
Ndërkohë që është Lindita Nikolla u pa në vështirësi, teksa është kollitur jo në pak raste, teksa ka vijuar votimin e nismave ligjore.
Maxhorancën ka rrëzuar në bllok projektligjet e propozuara nga deputetët Jorida Tabaku dhe Petrit Vasili, ndërkohë që demokratët kanë vijuar në shenje mosbindje, të kërkonin zbatimin e kërkesave të tyre për komisionet hetimore.