Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha – Haradinajt: “Kur ne sulmuam milicinë serbe, ti ke punuar baushtellë në Zvicër”

Zafir Berisha e ka vlerësuar si të nxituar deklaratën e Ramush Haradinajt për “turizmin në luftë” të disa figurave qendrore të UÇK-së dhe i ka bërë apel kryetarit të AAK-së që të kërkojë falje publike.

Zafir Berisha, ish-komandant i UÇK-së, e ka cilësuar të pavend deklarimin e Ramush Haradinajt për veprimtarinë në luftë të Hashim Thaçit dhe Rrustem Mustafës, dy figurave qendrore të UÇK-së.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit ka thënë të hënën se Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa kanë qenë “turistë” në luftë, duke aluduar në lëvizjet e tyre brenda dhe jashtë Kosovës gjatë viteve 1998 dhe 1999.

“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tre javë Remi në Llap”, ka thënë Haradinaj.

Por, një komandant brigade i UÇK-së, e ka cilësuar nën afekt emocional deklaratën të Haradinajt.

Zafir Berisha, ish-shef i shtabit të Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut, ka thënë se Haradinaj “duhet të kërkojë falje” për etiketimin si “turistë” të Thaçit e Mustafës.
“Nuk e di se në çfarë gjendje emocionale dhe shpirtërore ka mundën me qenë në atë moment, mirpo Ramushu duhet me kërku falje për lapsusin e bërë!”, ka thënë Berisha në një shkrim në Facebook të martën.

Berisha ka pretenduar se në kohën kur disa luftëtarë e kanë sulmuar Policinë e Serbisë më 1992 dhe 1993, “Ramushi në atë kohë ka qenë duke punuar në baushtellë në Zvicër”.

“Lufta për sa e di unë nuk ka filluar me 24 mars 1999, sepse ata që u vranë para kësaj date duke përfshi edhe vllaun e Ramushit nuk do të ishin heroi të UÇK-së. Ne që e kemi sulmuar milicin e Serbisë 1993, dikush që dihet edhe 1992, nuk është korrekte të themi që Ramushi në atë kohë ka qënë duke punuar në ‘baushtellë’ në Zvicër!”, ka shkruar Berisha.