Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se krejt këto që po ndodhin në veri janë të pritshme dhe skenarë.
Berisha thotë se strategji është mos koordinimi i Kurtit me aleatët.
“Të gjitha zhvillimet që ndodhën dhe do të ndodhin janë të pritshme dhe janë skenar i pastër, fakti që Kurti nuk harmonizohet me ndërkombëtarët nuk respekton instruksionet që dha ambasadori amerikan”, theksoi Berisha.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e përshkroi të arrestuarin Milun Milenkoviq si organizatorin kryesor të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj në Zveçan.
Mbi 30 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s kishin mbetur të lënduar në një përplasje me protestuesit e dhunshëm të cilët i goditën me ç’kishin ushtarët, duke hedhur në drejtim të tyre edhe mjete plasëse si shok-bomba dhe molotov.