Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha komenton deklaratat e Vuçiqit për vrasjen e policit në veri të Kosovës – ja si dështoi skenari i Beogradit!

 
   

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me sulmin kriminal në veri të Kosovës, ku mbeti viktimë një efektiv i Policisë dhe 3 terroristë serbë.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha përgëzoi Policisë e Kosovës që ktheu situatën në normalitet dhe bëri që të dështonte skenari i Beogradit.

Ai dënoi edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç lidhur me ngjarjen, që sipas tij, faktonte se nuk është “dorëjashtë” në sulmin terrorist, që sipas Berishës është organizuar dhe sponsorizuar nga Beogradi.

Reagimi i Berishës:

Dështoi skenari i Beogradit!

Manastiri Banjskës dhe i gjithë territori në kontroll të plotë të policisë së Kosovës.

Të dashur miq, në bilancin e fundit, Ministri i Brendeshem i Kosovës, Xhelal Svelça deklaron për tre terroristë të vrarë, dy të plagosur dhe 6 të arrsestuar, dhe vendosjen në kontroll të plotë të policisë të manastirit te Banjskës dhe të gjithë territorit.

Policia ka gjetur armatime të shumta dhe ka identifikuar edhe personat që gjendeshin brenda manastirit të Banjskës në Zveçan. Banda terroriste kriminale përbehej nga pjesëtarë të serbëve të veriut, të organizatës terroriste “Mbrojtja civile,” si dhe të ardhur nga Serbia. Një urim të përzemërt për Policinë e Kosovës, që me sakrifica, guxim, atdhetari dhe profesionalizëm të lartë neutralizoi grupin terrorist dhe dështoi skenarin më të rrezikshëm të Beogradit, që nga perfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës gjer sot.

Dënoj gjithashtu deklaratën e serbomadhit Vuçiç, në të cilën ai faktoi se nuk është dorëjashtë në sulmin e grupit terrorist të organizuar dhe sponsorizuar nga Beogradi. sb