Deputeti i AAK-së, Beke Berisha ka thënë se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, vetëm nëse plotësohen kushtet e policisë.
Ai në Kuvend tha se policia nuk përfiton asgjë nga këto marrëveshje, siç ka raportuar LVV në një konferencë.
“Policia nuk përfiton asgjë nga marrëveshjët ndërkombëtare që nuk po i votojmë ne, e që i kemi kushtëzuar që më i kry disa punë të vogla ju, por keni thanë në një konferencë që përfiton policia por nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë hiq. Ne i kemi votuar 830 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare. Unë nuk kam inate asgjë, plotësoni kushtet e policisë, i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.
LVV nuk ka marrë pjesë në seancën e ftuar nga opozita për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila tha se rezoluta e propozuar nga PDK nuk a të bëjë me gjendjen apo statusin e Policisë së Kosovës.
Teksa deputetet e opozitës kanë vendosur nga një fletë në secilën karrige të deputetëve e të kabinetit qeveritar, ku shkruan “E harruat Policinë”.