Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha, Ministrisë së Drejtësisë: Kroacia pagoi mbi 28 milionë euro për të mbrojtur gjeneralin Gotovina

 
   

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, i ka reaguar Ministrisë së Drejtësisë, e cila dje ka publikuar pagesat që ka bërë për avokatët e Hasim Thaçit, i cili po gjykohet në Hagë.

Ai ka përmendur rastin e Kroacisë, e cila ka ndarë rreth 30 milionë euro për të mbrojtur heroin e saj të luftës, gjeneralin Ante Gotovina.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se shteti korat shumën e paguar e ka bërë publike vetëm pas disa viteve.

“Kroacia zyrtarisht pagoi mbi 28 milion euro në mbrojtje të gjeneralit tyre Ante Gotovina, dhe këtë e bëri publike shumë vite pasi ai fitoj pafajsin. Me këtë Kroacia dëshmoj edhe para drejtësis ndërkombëtare për luftën e pastër dhe të drejtë për pavarësi kundër Serbisë gjenocidale. Si po sillet Kosova me gotovinat e saj? Thikë pas shpine!!!”, ka shkruar ai.

Berisha për këtë veprim ka kritikuar Qeverinë Kurti.

“Pasi surati serbë i mbetur në Kosovë erdhi në pushtet me ndihmën financiare dhe propagandën serbe, me çdo çmimë po lufton me i dëmtu vlerat themeltare të shtetit, siç është UÇK-së! Hijenat e rrijeteve sociale dhe trushpërlarë e regjimit, 24 orë bëjnë fushatë linçuese e fyese në adresë të eksponentëve të UÇK-së me propagandë Sputnikut rusë e Tanjugut serbë, si dhe janë aktivë në gjetjen e dêshmitarëve të rrejshëm kundër liderëve të UÇK-së që gjenden në Hagë”, ka shkruar Berisha.