Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha: Nuk kam besuar që në Kosovë do të ndodhë degradim, po shndërrohemi në mentalitet konfliktuoz

 
   

Ish-zv ministri i Jashtëm, Anton Berisha po thotë se nuk e ka menduar që Kosova do të jetë në një situatë çfarë është tani.

Ai, pohon se në vend po përdoren metoda nga ish-okupuesit dhe se ky është dështimi më i madh.

Sipas tij, bota nuk mund ta përkrah Kosovën derisa sheh se ky vend po shndërrohet në një shoqëri me mentalitet konfliktuoz.

“Natyrisht as unë vet e as shumë të tjerë që e duan Kosovën, dhe që një jetë të tërë ia kemi kushtuar asaj, nuk kemi besuar që një degradim i tillë do të ndodhë. Kthimi i mentalitetit të së kaluarës, përdorimi i metodave që kanë përdorur ish-okupuesit dhe nostalgjia për ish okupatorët është dështimi më i madh. Dhe, bota demokratike që ka kontribuar për lirinë e pavarësinë tonë, nuk është e gatshme të na përkrah, përderisa sheh se ne po shndërrohemi në një shoqëri me mentalitet jotolerant, jodemokratik dhe konfliktuoz”, është shprehur Berisha për Fo.