Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha për Kurtin: Loja e tij do të ketë kosto të madhe për Kosovën

 
   

Anëtari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Zafir Berisha, tha se veprimet e kryeministrit, Albin Kurti, duke vënë në pikëpyetje bashkëpunimin me aleatët, do të kenë kosto për tërë Kosovës.

Teksa kritikoi qeverisjen Kurti në këto 3 vite, Berisha tha se kryeministri qëllimshëm është duke u marrë me probleme të vogla, në mënyrë që t’i anashkalojë ato madhore.

“Qeveria Kurti është modeli më i keq i qeverisjes, për të cilën unë nga përvoja në pushtete lokale, e kam parë që nga ta s’ka asgjë. Tashmë edhe qytetari më i rëndomtë është bindur që Kosova s’mund të qeveriset nga adoleshentë, ose nga praktikantë. Vetë momentumi në të cilin jemi dhe punët që po pretendojnë se janë kryer, tregojnë se përballja jonë në fushatën e ardhshme do të jetë mbi gjuhën e fakteve dhe argumenteve. Kurti merret me probleme të vogla, për të lënë problemin e madh nën hije. Kjo lojë që është duke e bërë Kurti me fatin e Kosovës dhe qytetarët, duke vënë në pikëpyetje bashkëpunimin me aleatët, do të ketë një kosto të madhe, jo vetëm për Kurtin, por tërë Kosovën”, deklaroi Berisha.

Madje, Berisha pretendoi se në nivelin lokal, Qeveria Kurti nuk e ka idenë se çka është institucioni.