Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha: Qeveria e Kosovës nuk pranoi të ndihmohej nga administrata e Bidenit

 
   

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar të ndihmohej nga administrata e Bidenit.

Sipas Berishes është sabotuar mbështetja amerikane duke refuzuar së pari Marrëveshjen e Uashingtonit dhe më pas secilin projekt tjetër pas saj.

“Qeveria e Kosovës nuk pranoi të ndihmohej nga qeveria amerikane.

Qeveria e Kosovës e sabotoi dhe e refuzoi mbështetjen amerikane duke refuzuar së pari marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar nga presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës e vetmja marrëveshje e nënshkruar dhe e garantuar nga SHBA, e dyta refuzoi projektet që erdhen pas kësaj marrëveshje siç ishte gazi..,”, ka thënë ai.