Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka komentuar zyrtarizimin të Bedri Hamzës si kandidatë për kryeministër nga kjo parti në zgjedhjet e ardhshme.
Berisha ka thënë se me zgjedhjen e Hamzës për këtë pozitë, kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi ka treguar se është lider që prodhon kandidat për kryeministër.
Ai ka thënë se Krasniqi nuk i ka koncentruar të gjitha elementet e pushtetit në dorën e tij.
“PDK-ja vendosi që të krijoj mekanizmat e strukturës së partisë, e ka strukturën politikëbërëse të partisë, atë të implementimit të këtyre politikave. Si kryesi e partisë nuk do të thotë me automatizëm të jetë edhe kandidat për kryeministër. Memli Krasniqin e shoh si një lider të përmasave të mëdha, një lider që ka demonstruar çka do të thotë lider partie,e çka për të qeverisë. Një lider partie si, Memli Krasniqi me vizion të qartë që arriti të prodhoj kandidat për kryeministër e jo me i koncentru të gjitha elementet e pushtetit në dorën e vet. Memli Krasniqi po profilizohet si një lloj Ali Ahmeti”, është shprehur ai.
Berisha po ashtu ka thënë se Hamza është i preferuar për kryeministër edhe nga përtnerët ndërkombëtar.
“Është i preferuari i gjithë partnerëve ndërkombëtarë që e duan integrimin Kosovën për të qenë në BE, NATO dhe në miqësi me ShBA-në. Është i preferuari edhe i këtyre strukturave. Tjetër që ata se dhunojnë demokracinë dhe s’dalin me thënë o burra shpëtoni vendin e juaj se atë duhet ta bëjmë ne”, ka thënë Berisha.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi të mërkurën në një konferncë për media ka zyrtarizuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër për zgjedhjet e ardshme.