Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha vjen me deklaratë të fortë për Ramën: Rugova ia thërmoi ëndrrën, Kurti ia vodhi ‘kurorën’ – ja si i dështoi plani

 
   

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ka analizuar vizitat e Edi Ramës në vendet e Ballkanit Perëndimor, me focus të veçantë vizitën në Kosovë.

Berisha u kthye në kohë dhe tregoi se si kryeministri aktual i Shqipërisë filloi ta ‘urrente’ Kosovën, e kjo tha se lidhet me figurën e presidentit historik, Ibrahim Rugova, kontributin e të cilit e zhvlerësoi vite me parë Rama.

Ai tha se e gjithë kjo filloi në vitin 2013, ku rama pësoi një disfatë të rëndë politike, ku jo vetëm Kosova, por edhe qeveritë e vendeve përreth i anuluan disa vizita që ai kishte paraparë t’i bënte.

Berisha potencoi se edhe tash me turin e tij ballkanik, Rama pësoi një humbje të madhe, ku duke tentuar të shfaqet protagonist vetë, e bëri Kurtin pavetdijshëm personin kryesor të këtyre vizitave dhe të këtij turi.

Krahas kësaj, ai e mirëpriti refuzimin e Kurtit për takimin me Ramën, duke e vlerësuar atë si një vendim të drejtë.

“Mirëpo rrallë, por edhe ndodh që historia të përseritet dhe kjo për fatin e keq të Ramës ndodhi. Kështu në rast se në shtator të vitit 2013 ëndrrën e kurorëzimit lider ballkanik ja thërmoi edhe për së vdekuri Presidenti Rugova, edhe në korrik të vitit 2023 këtë ëndërr jo vetëm ja shkërrmoqi, por habitshëm ia rrëmbeu atë, domethënë turin e tij të amshuar, Albin Kurti.

Ndoshta edhe nuk mund të flitet për rrëmbim por për dorëzim të kurorës dhe vetë turit nga vetë Rama tek Kurti për shkak të marrëzisë, leshtësisë deri në kanunin dhe groteskun të tij diplomatik të vetë Ramës”, shkroi ndër të tjera Berisha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Turi i Edi Ramës përfundoi si turi Albin Kurtit.

Miq, në shtator të vitit 2013 Edi Rama vendosi të bënte një tur rrufe në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të fliste kështu në OKB jo vetëm si Kryeministër i Shqiperisë SË VOGËL, por dhe si lider i vetëm i rajonit sherrëmadh të Europës.

Në zbatim të këtij projekti ëndërr, Edi Rama pa bërë akoma betimin si kryeministër u vërsul në Kosovë dhe pas takimeve me udhëheqjen politike, vizita e tij kulmoi me fjalimin që mbajti në parlament për shkak të të cilit gjysma e deputetëve u larguan nga salla tek ligjëronte ai, në shenjë proteste për qëndrimin e tij shvlerësues ndaj kontributit historik të Presidentit Ibrahim Rugova.

Pas kësj disfate të rëndë politike e diplomatike në Kosovë, qeveritë e vendeve përreth, njera pas tjetrës i anulluan si me mirësjellje vizitat e skeduluara dhe turi i Edi Ramës para se të nisej në selinë e kombeve për t’u paraqitur lider rajonal në sesionin e Asamblesë së OKB mori fund në hapin e tij të parë. Megjithë këtë, si i thonë fjalës, shpresa e cila më së shumti është ëndërr ditë, vdes e fundit. Ndaj Rama nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrra e tij e turit Ballkanik, por kurrë nuk ja fali Kosovës goditjen fatale që ajo i dha kurorëzimin e tij si lider rajonal. Bash javët më të para të tij në pushtet.

Hakmarrës primitiv siç është në gen, ai u lidh ngushtë, por në pozita argati-padroni me serbomadhin Vuçiç dhe nisën menjëherë sëbashku punën me projektin e Millosheviçit të ndryshimit të kufijve, de facto zhbërjes dhe ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë. Mirëpo ky projekt pas apogjesë së tij u gremis në honet e turpit të historisë. Pas këtij dështimi serbomadhi Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama inaguruan projektin anti-europian, antishqiptar të Jugosllavisë së Re me të cilin synonin vendosjen e hegjemonisë serbo-ruse në rajon dhe defaktorizimin e plotë të Kosovës në atë shkallë saqë në hartën e Ballkanit të Hapur të miratuar në Novi Sad, Republika e Kosovës ishte fshirë nga harta dhe territori i Kosovës paraqitej si pjesë integrale e territorit të Republikës së Serbisë. Kaq shumë e pelqeu Edi Rama këtë hartë të Samitit të Novi Sadit saqë do të ishte i vetmi firmëtar i saj që do ta postonte atë me krenari në të gjitha llogaritë e rrjeteve të tij sociale. Por Ballkani i hapur që nisi thjesht si aleancë trilaterale Beograd -Tiranë -Shkup për shkak të Kosovës dhe jo vetëm asaj, mbeti i tillë gjysmak deri ditën e fundit të jetës së tij. Ai papritmas vdiq një ditë vere të 2023 dhe vdekjen e tij e njoftoi Edi Rama pikërisht njeriu që e kishte shpallur atë të përjteshëm dhe që madje vetëm një muaj më parë kishte njoftuar me krenari samitin e tij të rradhës në Tiranë (Durrës).

Vdekja tragjike e Ballkanit të Hapur nuk është objekt i këtij shkrimi. Por pas këtij morti që e shkretoi Ramën deri në palcë, ai tashmë në hetim të hapur penal në Uashington, domethënë me derë burgu të hapur për aferën e tmerrshme me McGonigal, u rikthye përseri tek ëndrra e turit blic ballkanik dhe kurorëzimit të tij në prag të samitit të tetorit të Procesit të Berlinit në Tiranë si lider i vërtetë europian. Si parapërgatitje për turin, ai i nxorri dhëmbët Kosovës, i hartoi asaj statutin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe u vetshpall si ndërmjetes dhe negociator, por jo si kryeministër i Shqiperisë, por si euroatlantist me xhungën e McGonigal në kurriz.

Fill pas këtyre Rama shpalli me të madhe turin e tij superblic në vendet e Ballkanit Perëndimor për kurorëzimin e tij lider euroatlantik i rajonit. Në këtë tur ai kësaj rradhe përsëri zgjodhi Prishtinën si kryeqytetin e turit të tij. Ai njoftoi se do të shkonte t’i fliste Albinit për nismën e Berlinit në emër të BE nderkohë që Kurti vetëm një ditë më parë kishte pritur dy lider të rëndësishëm të dy vendeve anëtare themeluese të BE. Mirëpo rrallë, por edhe ndodh që historia të përseritet dhe kjo për fatin e keq të Ramës ndodhi. Kështu në rast se në shtator të vitit 2013 ëndrrën e kurorëzimit lider ballkanik ja thërmoi edhe për së vdekuri Presidenti Rugova, edhe në korrik të vitit 2023 këtë ëndërr jo vetëm ja shkërrmoqi, por habitshëm ia rrëmbeu atë, domethënë turin e tij të amshuar, Albin Kurti.

Ndoshta edhe nuk mund të flitet për rrëmbim por për dorëzim të kurorës dhe vetë turit nga vetë Rama tek Kurti për shkak të marrëzisë, leshtësisë deri në kanunin dhe groteskun të tij diplomatik të vetë Ramës. Në të vërtetë z.Kurti nuk lëvizi një ditë të vetme nga zyra e tij. Ai thjesht refuzoi të priste në zyrën e tij një mysafir që njoftonte me tam tame dhe kërcënime vizitën e tij në Prishtinë. Kurti refuzoi prerazi takimin me Edi Ramën sepse Kosova do skuqej nga turpi në rast se kryeministri i saj do priste argatin që njëlloj si padroni i tij Vuçiç ndërhynte brutalisht në punët e saj të brendshme dhe nuk e respektonte pavarësinë e saj, sakrificën dhe martirizimin e popullit të saj për liri dhe dinjitet kombëtar dhe që shkonte aty i paftuar sikur ajo të ishte çifligu i tij. Kosova do skuqej nga turpi në rast se kryeministri i saj do priste mysafirin e paftuar i cili për 10 vite kishte bërë çdo gjë me padronin e tij Vuçiç që ta ndante e ta fshinte atë nga harta dhe që vetëm një muaj më parë e kërcënoi si askush tjetër me rikthimin e saj kohën e bronxit, me Donbase dhe Donetske dhe që për urrejtjen e tij të papërmbajtur ndaj saj dhe hallin e vet të tmerrshëm personal, vuri i pari sanksionet ndaj saj.

Por shkatërruese për ëndrrën dhe poshtëruese për Ramën ishte jo vetëm mospritja nga Kurti në Prishtinë, por akoma më shumë ishte edhe udhëtimi së bashku më të i hiejes së Albinit në Sarajevë, Podgoricë dhe Beograd madje pamëshirshëm edhe gjatë dhe pas kthimit të tij në Tiranë. Ndaj Rama kudo që shkoi në vendet fqinje në takime apo para mediave, në dreka apo darka në të gjitha diskutimet, në çdo fjalë me zë të lartë apo nën zë fliste vetëm për Albin Kurtin duke shndërruar kështu turin e amshuar të jetës së tij në disfatën më të tmerrshme të karrierës së tij politike dhe akoma më keq në turin e vetë ballkanik të Albin Kurtit.