Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bërnabiq: Situata në Kosovë s’ka qenë kurrë më e vështirë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se situata në Kosovë është e tensionuar dhe e rëndë dhe se nuk ka qenë kurrë më e vështirë.

Ajo falënderoi protestuesit në veri të Kosovës që po qëndrojnë të qetë, shkruan Tanjug, përcjell Klankosova.tv

“Faleminderit popullit tonë të Kosovës që është kaq dinjitoz, që është frymëzues, që është paqësor, që bën rezistencë jo të dhunshme, që lufton për emrin dhe mbiemrin e tij, për shtëpitë, vatrat e tyre dhe për vendi i tyre Serbia, falë asaj rezistence jo të dhunshme, më duket se njësitë speciale të forcave të Kosovës, por fatkeqësisht edhe KFOR-i dhe NATO-ja, mezi prisnin që serbët të bënin diçka që të reagonin”, tha Brnabiq.