Se mungon koordinimi mes kryeministrit dhe presidentes këtë po e thonë edhe nga Lidhja Demokratike.
Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxheri thotë se Osmanit e Kurtit po i hiqet maska e po tregohet që s’kanë bashkëpunim.
“Kurtit i mungon koordinimi me Osmanin brenda Kosovës e lëre më me aleatët. Po u hiqet maska dhe po tregohet se këta as mes vete nuk kanë pasur koordinim”.
Gaxheri konsideron se votuesit e Presidentes Osmani janë kthyer në LDK.
Sipas saj, lidhur me deklaratat e Konjufcës-Osmanit, kjo e fundit është dashur të thërret konferencë për sqarim.
“Votuesit e Osmanit janë kthyer në LDK, nuk kemi më probleme me ata votues. Osmani u dashtë me thirre konferencë për media, dhe me u deklaruar ashtu qysh është deklaruar dhe unë e ndjejë se ajo ka pasur obligim”.
Kryeministri Albin Kurti nuk i është përgjigjur interesimit të medieve, në lidhje me deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, e cila akuzoi qeverinë për moskoordinim rreth dërgimit të letrës në KiE.
Kreu i ekzekutivit nuk e tha asnjë fjalë rreth kësaj çështje, pas një takimi që pati me dy kandidatë për kryetarë të Preshevës dhe Bujanocit.
“Më 2 qershor janë zgjedhjet për kryetarë komune në Preshevë dhe Bujanoc”, tha Kurti, derisa largohej nga tubimi mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës.