Bes Kallaku ka publikuar një projekt të ri muzikor 2 ditë më parë me titullin “Intrgante” ku në një pseë të klipit thotë “Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital”.
Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga nga fansat për shkak të një historie që Besi ka treguar më parë në lidhje me nënën e Xhensilës.
“Mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak. I thashë nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë.
Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prap, dhashë gjak për herë të dytë. Dhe më merr një shoku im në telefon dhe më pyeti: Ç’po bën? I thash po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra”, ka thënë Besi.
Prej muash përflitet se çifti janë në një proces divorci.