Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka publikuar një video nga salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku shihet asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje Gëzim Sveçla teksa demolon pajisjet teknike të kësaj salle.
Në një postim në Facebok Mustafa ka thënë se ky revoltim i Sveçlës vjen për shkak të votimit të buxhetit të komunës.
“Shkatërrimtarë e dhunues. Fytyra e përhershme e VV-së. Shefi i asambleistëve të VV në Prishtinë dëmton sallën sepse… është miratuar buxheti.
Në dhunë janë themeluar, të tillë do jenë gjithmonë”
Postimi i Mustafës: