Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri kremtojnë sot Kurban Bajramin.
Mijëra besimtarë shqiptarë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur Namazin.
Ritin e faljes së Kurban Bajramit besimtarët shqiptarë e kryen edhe në xhamitë e qyteteve kryesore të vendit.
Pas urimit për festën, në ligjërimet e tyre ata kërkojnë më shumë paqe dhe harmoni, virtyte të cilat janë mishëruar më së miri deri më tani, raporton oranews.al
Për nder të kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi të gjithë shqiptarët, ndërsa u lut për më shumë paqe e harmoni.
Tags: “Dëshmorët e Kombit”Kurban BajramiTirane