Deputeti nga radhët e AAK’së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se është takuar pas 25 vitesh me kolonelin Chris Warren, me të cilin, më 12 qershor të vitit 1999, kishte hyrë në Kosovë, me helikopter në Kaçanik.
Warren po qëndron në Kosovë, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Të njëjtin, Tahiri e ka ftuar edhe në shtëpinë e tij.
“Chrisi, siç shihet edhe në video, ishte një udhëheqës i vendosur, një burr i madh, i cili e kreu misionin e vet me fisnikëri, dhe me 4 gusht u kthye për në Angli. Për disa ditë qëndruam bashkë, dikskutuam shumë, vizituam edhe pjesë në të cilat kemi shërbyer bashkë, në rajonin e Lipjanit, në fshatin Subidovë. Po ashtu, ishte prezent në seancën solemne të Kuvendit për nderë të çlirimit të Kosovës. Sonte, e ftova në familje, biseduam gjatë dhe i thash se miqësia Kosovë-Britani e Madhe dhe miqësia e familjes sime me Chrisin, do të jetojë sa të kemi jetë!”,. ka shkruar Tahiri.