Tensionet janë përkeqësuar me zëra të ngritur të enjten kur avokati i Donald Trumpit doli kundër prokurorëve, duke e akuzuar dëshmitarin e tyre për gënjeshtra, shkruan BBC.
Në një prej ditëve më të tensionuara dhe me shumë pyetje, Michael Cohen, ish-ndihmësi i Trumpit, ka folur për bisedën me ish-presidentin në lidhje me pagesat për aktoren e filmave për të rritur.
Mirëpo avokati Todd Blanche dëshminë e Cohenit e ka cilësuar “gënjeshtër”.
Ai ka ofruar prova se Cohen dhe Trump kanë folur për disa thirrje në formë hajgaresh.
Teoria e Blanche është ngritur për të vënë në dyshim Cohenin.
Prokurorët e kanë akuzuar Trumpin se ka bërë përpjekje të fshehë nga publiku informacionet dëmtuese për të ruajtur fushatën e tij presidenciale të vitit 2016. Trumpi është deklaruar i pafajshëm dhe ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me Stormy Danielsin. Ndërkaq, Cohen ka vazhduar me qëndrimin e tij se dëshmia në gjykatë ishte e vërtetë dhe se ka folur me Trumpin për ta paguar Danielsin.
Dëshmia e Cohenit është në qendër të vëmendjes së prokurorëve për të treguar nëse Trumpi ishte në dijeni apo jo për planin e mashtrimit.