Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Betim Gjoshi i PDK-së mirëpritet ngrohtësisht nga bashkëvendasit e tij

Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi i cili për disa ditë u shkëput nga fushata si rezultat i një aksidenti, i është rikthyer terenit dhe sit ka qëndruar në vendlindjen e tij në Sankoc të Drenasit.

Gjoshi është shprehur i lumtur për mbështetjen e bashkëvendasve të tij.

“Isha plot emocion para qytetarëve të Sankocit dhe Fushticës në shkollën Luigj Gurakuqi, për t’ju falenderuar për mbështetjen dhe për t’ju kërkuar angazhim edhe këto ditë që na kanë mbetur deri në fitore. Faleminderit për mbështetjen e PDK 131, Bedri Hamzës për Kryeministër dhe mua si kandidat për deputet me numrin 50.
Ky vit është i juaji, i Kosovës dhe i PDK-së.
Betimi për Fitore”, ka shkruar Gjoshi në faqen e tij në Facebook.