Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Betohen 344 rekrutë të FSK-së

 
   

Janë betuar 344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo është gjenerata e parë për vitin 2025.

Ceremonia e certifikimit u mbajt të premten në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj. Aty, përveç familjarëve, morën pjesë edhe krerët institucionalë.

Presidentja Vjosa Osmani tha ndër të tjera se kjo është ditë e veçantë për të gjtihë Kosovën.

Osmani tha se rekrutët që iu bashkuan radhëve të FSK-së po bëhen pjesë e një misioni të shenjtë të mborjtjes së atdhehut, garantimit të sigurisë si dhe mbështetjes së paqes.