Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Biden bisedon me Zelenskyn, e njofton për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbrëmjen e së premtes, për t’ia ritheksuar atij mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për popullin ukrainas.

Në një komunikatë për media në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Bideni gjithashtu njoftoi për një paketë të re me ndihmë ushtarake për Kievin.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Paketa e re përfshin raketa kundërajrore, pajisjet për t’i luftuar dronët, raketa antitanke dhe municion.

Në media u raportua për një paketë në vlerë 125 miliardë dollarë, por në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë nuk u përmend kjo shifër.

Biden tha se ndihma e re është “vazhdimësi e një sërë hapash historikë që ne i kemi ndërmarrë me aleatët dhe partnerët tanë në muajt e fundit për ta mbështetur Ukrainën”.

Ai gjithashtu përsëri se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre “do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah [Ukrainës] në çdo hap”./rel