Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Biden e Blinken dëshmojnë partneritetin e SHBA-së me Kosovën: Miqësi e përhershme

 
   

Para pak ditësh, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

O’Brien në një intervistë për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.

Njohësit e ҫështjeve politike dhe juridike kanë komentuar këtë deklarim të zyrtarit amerikan.

Burjan: Partneriteti ynë me SHBA nuk varet nga një njeri si Kurti apo O’Brien

Kështu, njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani, thekson për ‘Bota sot’, se partneriteti i Kosovës me SHBA-në, nuk varet as nga zyrtari amerikan O’Brien dhe as nga kryeministri Albin Kurti.

“Partneriteti ynë me SHBA nuk varet nga një njeri si Kurti apo O’ Briën dhe më së paku me ulë nivelin e partneritetit për ҫështjen e një valute të Serbisë, që ka bërë katër luftëra të përgjakshme në ish Jugosllavi”, vlerëson ai.

 Image
 Blerim Burjani 
 

Burjani thekson se miqësia Kosovë-SHBA do të jetë e përhershme, pushtet shkojnë e vijnë, ndërsa popujt mbesin gjithmonë.

Ai thotë se Kosova nuk ka askënd tjetër në prioritet përveҫse ta trajtoj SHBA-në si partner.

Miqësia e jonë gjithmonë do të mbetet e përhershme me popullin amerikan, ne jemi SHBA dhe “Kosova është SHBA”, nuk duhet të ketë deklarata prerëse, ne e dijmë se politika e SHBA dhe BE është riformuluar nuk është si në vitet 90-ta apo 99, pra tash është 2024, SHBA dhe BE e bënë shtetin e Kosovës dhe ne jemi mirënjohës të përjetshme, pushtetet vijnë e shkojnë, por popujt mbeten, pra miqësia e jonë është e përhershme, popujt evropian dhe SHBA, nuk e kuptoj kur thotë nëse ju nuk na trajtoni për partner, po Kosova nuk ka asgjë tjetër në prioritet përveҫse ta trajtoj SHBA si partner”, tha profesor Burjani.

Ai thotë po ashtu se lidhjen speciale të Kosovës me SHBA-në e ka potencuar edhe Presidenti historik, Ibrahim Rugova.

“Kosova gjithmonë ka pas lidhje speciale me SHBA, këtë e kanë potencuar Ibrahim Rugova, udhëheqësi historik i Kosovës, kjo nënkupton se ne do të kemi një marrëveshje për partneritet. Pra, momentet e caktume politike nuk vendosin për partneritet, por popujt tanë janë të lidhur përjetësisht”, theksoi ai.

Mulliqi: Kryeministri Albin Kurti, është duke zbatuar kushtetushmërinë dhe asnjë presion nuk është duke e bërë ndaj minoritetit serb

Për këtë ҫështje ka folur edhe analisti politik, Skender Mulliqi.

Ai thekson se ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James O’Brien, në deklaratën se vendimi i qeverisë të Kosovës për ndalim të qarkullimit të dinarit, është i nxituar dhe është jashtë kontestit pozitiv politikë të fjalës, kur dihet se dinari është valutë e Serbisë e jo e Kosovës.

 Image
 Skender Mulliqi. 
 

“Dhe, me duket paksa naive deklarimi se Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin më SHBA-në, për shkak të marrjes të këtij vendimi, që është konform ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. O’Brien e di mirë së kompromis jo i vogël ka qenë pranimi i Planit të Marti Ahtisarit nga Kosova. Dhe, ҫdo kompromis tjetër ndaj Serbisë, e zhbënë shtetësinë e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, është duke zbatuar kushtetushmërinë dhe asnjë presion nuk është duke e bërë ndaj minoritetit serb siҫ po gënjen Vuҫiqi. Serbia ka qenë okupatore dhe është shteti që ka bërë gjenocid mbi shqiptarët, këtë e di mirë, O’Brien, e këtë fakt madhor nuk duhet anashkaluar”, vlerëson Mulliqi.

Ai potencon se, Kosova nuk i ka asnjë borgj Serbisë të shovenistit serbomadh Vuҫiq, përkundrazi borgj të madh historik i ka Serbia shqiptarëve si më territore, po ashtu edhe më vrasjen në masë të shumë shqiptarëve në tokat e tyre.

“Serbia në mënyrë permanente po e destabilizon veriun e vendit më akte të ndryshme terroriste, për ndarje të Kosovës. Ndalimi i dinarit nuk e vë në pikëpyetje partneritetin e Amerikës me Qeverinë e Kosovës sipas diplomatit amerikan, kur dihet se Amerika është sponzorizuesi kryesor i projektit për pavarësi. Ky shtet e ka pranuar hartimin e Kushtetutës të Kosovës, mbi të cilën bazë edhe funksionojnë shtetet në botë, kështu edhe Kosova. Secili shtet e ruan fortë sovranitetin dhe integritetin terriotorial të saj. Mendoj se këtë deklaratë të O’Brien duhet shikuar më shumë si deklarim të izoluar se sa qëndrim zyrtar të Amerikës. Pse? Sikur nga kjo deklartë u diferencuan ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken gjatë qëndrimit në Tiranë, i cili përpos që kërkoj vazhdimin e dialogut, nuk e përmedi ҫështjen e ndalimit të dinarit për serbët në Kosovë. Në këtë relacion ishte edhe deklarata e të parit të Amerikës, Joe Biden, i cili më rastin e 16 vjetorit të pavarësisë të Kosovës duke ja uruar këtë datë të madhe zonjës presidente, Vjosa Osmani, kërkoj që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet nga marrëveshjet e nënshkruara dhe vazhdimit të procesit të dialogimit. Pra, as presidenti amerikan dhe as Blinken, nuk thanë asgjë që prishë partneritetin ndërmjet dy vendeve mike”, thotë ai.

Mulliqi vlerëson se shumë analistë politikë në Kosovë dhe Shqipëri dashur e pa dashur janë duke i fryer të keqës, edhe kur janë në pyetje interesat shtetërore dhe kombëtare të shqiptarëve në rajon.

“Këta janë bërë vërtetë për studim. Unë dua të them edhe diqka kur jemi të kjo temë. Kosova është miku më i madh i Amerikës, dhe këtë politikë antiserbe dhe antiruse në rajon, me veprimet e Albin Kurtit po i bëhet pandam klikës kriminale e luftënxitëse të Vuҫiqit dhe të Putinit. Çdo lëshim ndaj Serbisë, do të ishte kapituluese për shqiptarët dhe për Kosovën dhe të ardhmen e saj si shtet. Serbia është ajo që duhet ndëshkuar rëndë me masa ekonomike dhe politike, e jo Kosova e cila po i bartë këto masa mbi supe pa asnjë të drejtë”, vlerëson analisti Mulliqi.