Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur sot një fjalim në Shtëpinë e Bardhë ku ka folur për agresionin dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Biden në një moment ka përmendur edhe vendet e Ballkanit. Ai ka pyetur të pranishmit në Shtëpi të Bardhë se çfarë mendojnë se ndodh me vendet e Ballkanit nëse ShBA largohet dhe Rusia mposht Ukrainën.
Biden të njëjtën pyetje e ka pasur edhe rreth asaj se çfarë mund t’i ndodhë Polonisë e Hungarisë nga një fitore potenciale e Rusisë në Ukrainë.
“Nëse largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e saj dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit?
Çfarë mendoni se do të ndodhë nga Polonia në Hungari?”, ka thënë Biden.