Disa persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një defekti të ashensorit në lagjen “Eliza” një prej komplekseve banesore në Fushë Kosovë.
Sipas disa prej banorëve të këtij blloku, lifti është përplasur nga kati 2 në katin 0 derisa disa personat kanë qenë duke e shfrytëzuar për lëvizje.
Sipas banorëve, kompania përgjegjëse është njoftuar disa herë për defektin teknik, dhe lifti nuk është rregulluar.
Në vendin e ngjarjes ka qenë ekipi mjekësor dhe Policia, e cila ende nuk ka dhënë detajet e fundit për rastin.