Në muajin maj të këtij viti nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21,312 familje me gjithsej 84,249 anëtarë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga viti i kaluar ka rënie të numri të familjeve përfituesve me 4,170 apo 16.3 përqind.
Vitin e kaluar numri i familjeve përfituese ka qenë 25,482 me gjithsej 100 608 anëtarë. Përveç rënies të familjeve përfituese, edhe numri i anëtarëve ka regjistruar rënie prej 16.2 përqind.
“Numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës ishte 145,140, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 149,794 përfitues, vërehet një rënie prej 4,654 apo shprehur në përqindje 3,1%”, thuhet në raportin e ASK-së.